Botë
Paralajmërohet aksion ndërkombëtar i koordinuar për problemet me refugjatët nga Mianmari dhe Bangladeshi
28.05.2015 13:39
Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) sot në Bangkok kumtoi se në bashkëpunim me Organizatën Iinternacionale për Migrime...

Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) sot në Bangkok kumtoi se në bashkëpunim me Organizatën Iinternacionale për Migrime (OIM) dhe Zyra për luftë kundër drogës dhe krimit të KB-së do të propozojë plan për aksion për zgjidhje të katastrofës humanitare aktuale në Azinë Juglindore.
Plani për ndihmë të dhjetëra mijë refugjatëve nga Mianmari dhe Bangladeshi me dhjetë rekomandime për aksion do t'u dorëzohet nesër përfaqësuesve të lartë ndoshta edhe disa përfaqësuesve më të lartë të shteteve nga rajoni, të prekur me problemin e refugjatëve.
Ende nuk është vërtetuar nëse nesër në Bangkok, sipas paralajmërimit të kryeministrit tajlandez Prajut Kan-oka, do të udhëtojnë edhe liderët e Malajzisë dhe Indonezisë. Me siguri dihet se Mianmari nuk do të marrë pjesë në tubimin e parë rajonal kushtuar krizës së refugjatëve në Gjirin e Bengalit.
Në kryeqytetin e Mianmarit, Burma e mëparshme, disa mijëra persona ditën e dytë me rradhë marrin pjesë në tubimet protestuese kundër dënimit të shtetit të tyre nga KB dhe një numër i madh i organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Janguni zyrtar pohon se refugjatët nuk janë nga Mianmari. Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare të KB-së, nga vera e vitit të kaluar deri në fillim të muajit maj të këtij viti mbi 70.000 anëtarë të fisit rohingas nga Mianmari e kanë braktisur shtetin dhe janë munduar të ikin në Malajzi.
Pjesa më e madhe e refugjatëve janë viktima të tregtarëve të organizuar me njerëz, shpesh herë të ndihmuar nga funksionarë lokal dhe policë nga Tajlanda dhe Malajzia.
Pas zbulimit të 30 varrezave masive në Tajlandë, ndërsa pastaj edhe 139 në Malajzi, të gjithë në rripin kufitar mes të dy shteteve, së pari Tajlanda ndërsa pastaj Malajzia filluan aksione të përbashkëta për ndalim të fshehjes së refugjatëve nga Mianmari dhe Bangladeshi.
Për rreth 7.000 refugjatë, aq sa supozohet se gjenden në anije të cilëve deri më 20 maj nuk u është lejuar zbritja në tokë, Indonezia dhe Malajzia përgatisin kampe pranimi.
Refugjatët që në Indonezi dhe Malajzi do të fitojnë banim të përkohshëm, duhet në afat prej një viti, të gjejnë azil në shtetet e tjera ose të kthehen në Mianmar. UNHCR dhe organizatat e tjera ndërkombëtare paralajmëruan se në planin prej 10 pikave do të propozojnë fushatë ndërkombëtare për pranim të refugjatëve./mia
