Kaliforni, katër të vrarë dhe 14 të plagosur me armë zjarri
Të shtënat ndodhën në festën e organizuar për ditëlindjen e një fëmije...

“Pothuajse 14 individë u goditën nga armët e zjarrit dhe katër prej tyre janë konfirmuar se kanë ndërruar jetë”, raportoi Policia amerikane, duke shtuar se informacioni për të shtënat në Stokon është i kufizuar.
Të shtënat ndodhën në festën e organizuar për ditëlindjen e një fëmije, tha nënkryetari i Stoktonit, Jason Lee.
Policia tha se hetuesit “po punojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë tragjedi”.
“Indikacionet e para sugjerojnë se mund të ketë qenë incident i shënjestruar dhe hetuesit po i eksplorojnë të gjitha mundësitë”, tha Zyra e sherifit.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që mund të kenë informacione, video-incizime apo mund të kenë qenë dëshmitarë të këtij incidenti të kontaktojnë Zyrën e sherifit në qarkun San Huakin menjëherë”, tha Policia amerikane.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ha se është informuar për të shtënat.
