Protestë për rritje lineare të pensioneve, Memov: Fondi është stabil, pagesa e regullt

30.11.2025 14:42

Pensionistët nga e gjithë vendi...

Pensionistët nga e gjithë vendi që mbështesin rritjen lineare të pensioneve njoftuan se të hënën, më 1 dhjetor, do të protestojnë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, me qëllim, vazhdimit të llogaritjes lineare të pensioneve.

Ata bënë thirrje për një prani masive, për të luftuar së bashku për të drejtat e tyre. Drejtori i fondit pensional tha se rritja lineare është për harmonizimin me standardin jetësor. Poashtu thekson se nuk ka plane për të rritur moshën e daljes në pension.

“Sipas ndryshimeve në ligj të miratuara këtë vit, në mars, pensionistët do të marrin një rritje lineare prej 1.000 denarësh, Dua të theksoj se ndryshimi në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor u miratua vitin e kaluar, me kërkesë të pensionistëve, ky vendim u morr për të harmonizuar pensionet me modelin zviceran - përqindjet u zëvendësuan me një rritje lineare të pensioneve, domethënë, një rregullim linear të pensioneve të të gjithë 345,000 pensionistëve.” – tha Drejtori i Fondit pensional dhe invalidor, Nikolla Memov.

Lidhur me gjendjen financiare të Fondit të Pensioneve, Drejtori i Fondit pensional thotë se pensionistët mund të jenë të qetë dhe se pagesat e pensioneve do të jenë të rregullta dhe në ditën e parë të muajit.

"Buxheti i vitit 2026 parashikon rreth 117 miliardë denarë për pagesat e pensioneve. Megjithatë, ai parashikon edhe pagesën e sigurimit shëndetësor për pensionistët, si dhe kostot kalimtare, praktikisht, për kompanitë e pensioneve në shtyllën e dytë. Për këtë qëllim, në mënyrë që sistemi të jetë i plotë dhe i qëndrueshëm, Qeveria do të sigurojë rreth 62 miliardë denarë, që janë rreth 1 miliard euro, transfer në Fondin e Sigurimit të Pensioneve dhe Invaliditetit për të siguruar pagesën në kohë të pensioneve, sigurimit shëndetësor për pensionistët dhe kostove kalimtare në shtyllën e dytë.” – deklaroi Drejtori i Fondit pensional dhe invalidor, Nikolla Memov.

Pensionistët që kërkojnë rritje lineare njoftuan se përveç rregullimit uniform të pensioneve, do të kërkojnë edhe K-15, një rritje të ndihmës për funeralin, si dhe futjen e një karte pensioni. Nëse zëri i tyre nuk dëgjohet në protestën e të hënës ata do të vazhdojnë me protesta më 10 dhjetor. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)