IN MEMORIAM, i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit
30.11.2025 15:52
Në Tetovë iu dha lamtumira e fundit këngëtarit Shpat Kasapi...

Në Tetovë iu dha lamtumira e fundit këngëtarit Shpat Kasapi, i cili më 26 nëntor ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak.
Homazhet u mbajtën në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku u zhvillua edhe një ceremoni përkujtimore në prezencë të një numri të madh miqsh, bashkëpunëtorësh dhe figurash publike.
Pas homazheve, Shpat Kasapi u varros në varrezat e qytetit të Tetovës.
