Botë
Nga varrezat masive në Tikrit janë ekshumuar 470 trupa
28.05.2015 14:05
Ministrja irakiane e Shëndetësisë Adila Hamoud sot kumtoi se nga varrezat masive në Spejçer, në rrethinën e Tikritit, janë ekshumuar 470 njerëz...

Rreth 1.700 luftëtarë, në numër më të madh anëtarë të milicëve shiit, ishin vrarë në masakrat në Spejçer, bazë ushtarake në rrethinën e Tikritit. Ato ishin rrëmbyer dhe vrarë në ditët e para të ofensivës së xhihadistëve sunit nga Shteti Islamik në qershor të vitit 2014.
Autoritetet irakiane filluan t'i hulumtojnë varrezat masive pas pushtimit të Tikritit më 31 mars të këtij viti.
Ekshumimi është bërë me ndihmën e ekspertëve të huaj, mes të cilëve edhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar. Emrat e viktimave do të shpallen javën e ardhshme.
