Lëvizjet në Kuvend, Ilir Demiri do të veprojë si deputet i pavarur

30.11.2025 16:31

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga krahu i Ziadin Selës, Ilir Demiri...

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga krahu i Ziadin Selës, Ilir Demiri, ka konfirmuar se do të veprojë si deputet i pavarur në shtëpinë legjislative. 

Ai e ka informuar kryetarin e kuvendit Afrim Gashi, ndërkaq për gazetarët lajmi është përcjellur nga shërbimi Kuvendor për marrëdhënie me publikun.

“Deputeti Ilir Demiri e ka informuar Kryetarin se do të punojë si pavaruar” - thuhet në shkrimin e shërbimeve të Kuvendit.

TVM2 e kontaktoi deputetin Ilir Demiri për të dhënë sqarime lidhur me vendimin e tij për të vepruar i pavarur si i zgjedhuri i popullit, por në linjë telefonike tha se hollësitë do t’i japë ditën e hënë.

“Të hënën do të japë prononcim dhe sqarime shtesë për ata që janë të interesuar.” - tha Demiri.

Sipas burimeve nga Kuvendi dhe dokumentit të publikuar në mediat elektronike, nismës së Demirit për krijimin e një blloku të koordinuar opozitar pritet t’i bashkohen edhe deputetë nga subjekte të tjera opozitare, të cilët e vlerësojnë këtë hap si mundësi për rritjen e fuqisë politike dhe institucionale të opozitës në vend.

Përkujtojmë se Demiri u zgjodh deputet nga njësia e gjashtë zgjedhore si anëtar i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Zijadin Selës, një parti që garoi në zgjedhjet parlamentare në kuadër të Koalicionin “Fronti Evropian” të udhëhequr nga Bashkimi Demikratik për Integrim.

Ndryshe, më 18 nëntor Aleanca për Shqiptarët e Ziadën Selës ndau rrugën nga Fronit Evropian për të vepruar në mënyrë autonome. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)