Tetova ditën e nesërme e shpall ditë zie në nder të Shpat Kasapit
30.11.2025 16:56
Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi...

Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj.
“Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve!”, - thonë nga Komuna e Tetovës.
