Kujdes, prej nesër fillon funksionimi i sistemit “Safe City”!

30.11.2025 19:50

Nga nesër do të vendoset në funksion sistemi “Safe City”....

Nga nesër do të vendoset në funksion sistemi “Safe City”. Një gjë të tillë që kohë më parë kishte paralajmëruar edhe Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Ky sistem fillimisht do të funksionoj në Qytetin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, ndërsa në gjithë teritorin e vendit  pritet që të vihet në funksion deri në mesin e vitit 2026-të.

Kjo do të thotë se shoferët tani për tani do të marrin vetëm paralajmërime, pa gjobë, kjo pasi sistemi në tre qytetet e lartëpërmendura do të zbatohet plotësisht nga janari i vitit 2026.

Ndryshe, çdo pronar i një automjeti, shkelja e të cilit do të dokumentohet përmes sistemit “Safe City”, do të marrë një njoftim me SMS dhe email me një link ku mund të shkarkojë raportin dhe urdhërin e pagesës.

Nga momenti i marrjes, ka një afat prej tetë ditësh për të paguar gjysmën e gjobës.

Pas skadimit, shuma duhet të paguhet e plotë brenda tetë ditëve të ardhshme, përpara se të fillojë procedura e mbledhjes me forcë.

Gjobat mund të paguhen edhe në mënyrë elektronike, dhe sistemi do të njoftojë menjëherë Ministrinë e Brendshme se gjoba është paguar.