Botë

Al Golani: Fronti Al Nusra nuk planifikon sulme ndaj Perëndimit

28.05.2015 14:40

Lideri i degës siriane të Al Kaedës, Abu Mohamed al Golani në intervistën e mbrëmshme për Al Xhezirën...

Lideri i degës siriane të Al Kaedës, Abu Mohamed al Golani në intervistën e mbrëmshme për Al Xhezirën, deklaroi se organizata nuk ka plane për sulme të Perëndimit dhe e përgënjeshtron ekzistimin e të ashtuquajturit grupi Horasan.
 
Al Golani, i cili udhëheq me Frontin e Al Nusrës, theksoi se qëllimi i grupit të tij është të përparojë drejt kryeqytetit të Sirisë, Damaskut dhe ta rrëzojë nga pushteti presidentin Bashar al Asad.
 
Ai pohon se nuk ekziston grupi Horasan dhe se për të kanë dëgjuar nga amerikanët.
 
Uashingtoni pohon se horasan është degë speciale e Al Nusrës, e angazhuar për sulme ndaj interesave perëndimore.
 
"Nga udhëheqësi e Al Kaedës janë marrë instruksione që Siria të mos shfrytëzohet për sule mbi Ballkanin dhe Evropën", theksoi Al Golani./mia