Maqedoni

Parashikimi i motit

01.12.2025 08:53

Moti sot me diell, paradite mjegull në disa lugina...

Sot moti do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare, ndërsa paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë nga -4 deri në 4°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare dhe kryesisht i qetë. Paradite në pjesë të luginës do të ketë mjegull. Temperatura minimale do të ulet deri në -1°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 11°C.
 
Nga nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu herë pas here. Në disa nga malet më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.