Maqedoni
Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata
01.12.2025 09:09
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së vendosur rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira dhe gryka lumenjsh, ku ekziston mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve të tanishme të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
