Maqedoni
Kamerat “Qyteti i Sigurt” prej sot në provë, gjobat do të pasojnë vitin tjetër
01.12.2025 10:09
Fillon periudha provuese për sistemin “Qytet i Sigurt”...

Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit do të regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga sot. Ministria e Brendshme po lançon sistemin “Qyteti i sigurt, shtet i sigurt”. Periudha provuese do të zgjasë deri në Vitin e Ri, ndërsa gjobat e para duhet të mbërrijnë më 1 janar.
“Kryesit e shkeljeve që do të dokumentohen përmes sistemit të “Qytetit të Sigurt” do të sanksionohen në përputhje me një dispozitë që rregullon shpejtësinë maksimale të lejuar të automjeteve, gjegjësisht nuk do të ketë tolerancë, pavarësisht nëse shkelja dokumentohet në një zonë të populluar apo jashtë një zone të populluar.”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Goce Andreevski.
Çdo pronar i një automjeti, shkelja e të cilit do të dokumentohet, do të marrë njoftim me SMS dhe email me një link, ku mund të shkarkojë procesverbalin dhe një urdhër pagese. Nga momenti i marrjes, ka një periudhë prej tetë ditësh për të paguar gjysmën e gjobës. Pas skadimit, shuma duhet të paguhet e plotë brenda tetë ditëve të ardhshme, para se të fillojë procedura për mbledhjen me forcë. Gjobat mund të paguhen edhe në mënyrë elektronike dhe sistemi do të njoftojë menjëherë Ministrinë e Brendshme se gjoba është paguar. Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.
