Ekonomi
KRrE: Ndryshohen çmimet e derivateve të naftës
01.12.2025 13:25
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,10 % në raport me vendimin e datës 27.11.2025
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,902 denarë për kilogram.
Nga data 2.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 75,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 77,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 33,963 (denarë/kilogram)
