Basketboll

Oklahoma shënon fitoren e 12-të radhazi

01.12.2025 15:54

Basketbollisti slloven Luka Donçiç, me 34 pikë e 12 kërcime në fitoren e L.A Lakers...

Basketbollisti slloven Luka Donçiç, me 34 pikë e 12 kërcime në fitoren e L.A Lakers  me 133:121 ndaj  Neë Orleans Pelicans, e bëri diferencën në fushë për kalifornianët. Sloveni 20 pikë, shënoi në çerekun e parë të ndeshjes.
 
Për Lakersat, ishte kjo fitorja e 13-të në 15 ndeshjet e fundit. Tek skuadra e Neë Orlens, e cila pësoi disfatën e 11-të në 12 ndeshjet e fundit, me 23 pikë  më i disponuar për lojë ishte Brays Mekgauns.
 
Skuadra e  Oklahoma City, iu gëzua fitores së 12-të rresht, pasi në transfertë me 123:115 e mundën Portland-in. protagonist ishte sërish Alexander Shai, autor i 26 pikëve.
 
Mbrojtësit e titullit kampion kanë 20 fitore në 21 ndeshjet e këtij sezoni. Humbjen e vetme e kanë pësuar me 5 nëntor në përballjen me Portlandin, kur edhe kishin 22 pikë epërsi dhe në fund e humbën ndeshjen me 2 pikë diferencë.
 
Neë York Knicks, në terren vendas me 116:94 e mundi Toronton dhe kështu e shënoi fitoren e 4 rresht. Bostoni si mysafir me 117:115 ishte më i mirë se Klivlendi. Atlanta pas dy shtesave me 142:134 e mundi Philadelphia 76ers.