Futboll
Inspektimet, stadiumi i Tetovës gati për 18 muaj!
01.12.2025 16:46
Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka...

Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit.
Numri dy i UEFA-së, gjat qëndrimit në Tetovë, bëri një vizitë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, një projekt kyç që synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë kushte moderne për futbollin jo vetëm në vend por edhe në rajon.
Takimi konfirmoi vullnetin për hapa të përbashkët konkretë, të cilët synojnë të sjellin një standard të ri organizimi dhe inovacioni në futboll në rajon. Të gjithë u pajtuan me një se punimet në stadiumin e Tetovës, duhet të kryhen në afat prej 18 muajsh.
