Futboll
Muriqi 8 gola në La Liga
01.12.2025 16:07
Vedat Muriqi vazhdon të tregojë aftësitë e tij në La Liga me skuadrën e Mallorca-s...

Në ndeshjen e javës së 14-të, atë me Osasunën, që u mbyll në barazim 2-2, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi dopietë.
Në stadiumin “Son Moix”, Muriqi zhbllokoi sfidën në minutën e 62-të nga pika e penalltisë, ndërsa dyfishoi shifrat katër minuta më vonë. Me këtë dopietë, Muriqi me 8 gola në La Liga, në renditjen e golashënuesve e ndan pozitën e dytë me Leëandoëski, ndërsa Mbappe me 14 gola është i pari.
