Futboll

Seferi shënon gol në Bodrum

01.12.2025 16:20

Bodrumspor triumfoi 4-0 ndaj Corum, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të...

Bodrumspor triumfoi 4-0 ndaj Corum, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të, të Ligës së parë turke.
 
Për Bodrumspor emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe sulmuesi kumanovar, Taulant Seferi, i cili shënoi në minutën e 87-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
 
Seferi, në 15 ndeshje, ka realizuar 10 gola. Kumanovari në minutat e fundit të pjesës së rregullt u largua nga loja dhe në vend të tij u inkuadruar shqiptari tjetër Omar Imeri.