Futboll

Strakosha pret penallti në derbin e Greqisë

01.12.2025 16:33

Thomas Strakosha ka qenë një nga protagonistët e derbit të ndezur të Athinës...

Thomas Strakosha ka qenë një nga protagonistët e derbit të ndezur të Athinës, mes Panathinaikos dhe AEK-ut, në të cilin skuadra e tij fitoi me shifrat 3:2.
 
Strakosha la shenjën e tij në këtë takim, duke pritur një penallti në pjesën e parë të saj, kur luhej minuta e 28.
 
Nga pika e bardhë gjuajti Karol Sviderski, por Strakosha ia doli të ndalonte gjuajtjen e sulmuesit polak.