Maqedoni
Parashikimi i motit
02.12.2025 08:53
Pjesërisht i vranët me paraqitje të mjegullës...

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së lehtë. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë nga -1 deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15°C.
Në Shkup, kryesisht vranët me erë të lehtë jugore.
