Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

02.12.2025 09:18

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër korsi të thata, informon LAMM.
 
Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga gjendja aktuale e motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur gjatë lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes ultësirave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka mundësi për shfaqje rrëshqitjesh gurësh. Kjo vlen sidomos për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.