Maqedoni
Mëngjes i ftohtë në Berovë, temperatura bie në -4°C
02.12.2025 10:01
Në mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët prej -4°C është matur në Berovë, ndërsa më e larta 2°C në Vinicë, Ohër dhe Pretor...

Berova me -4°C këtë mëngjes ishte qyteti më i ftohtë në Maqedoni. Temperatura nën zero u regjistruan edhe në Tetovë, Strumicë dhe Shkup–Petrovec, ku u matën -2°C.
Minus një gradë pati në Demir Kapi, Kumanovë, Mavrovë, Manastir, Kriva Pallankë dhe Veles. Në Shtip, Kavadar dhe Gjevgjeli u matën 0°C, ndërsa në Prilep, Shkup–Zajçev Rid dhe Krushevë 1°C. Qytetet më të ngrohta ishin Vinica, Ohër dhe Pretor me 2°C të matura.
