Bashkëpunimi i BNJVL-së dhe komunave, parakusht për zhvillim ekonomik lokal
Përfaqësues nga sektori i biznesit, vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve përkatëse qeveritare debatuan si të realizohen kontakte të shpeshta mes komunave dhe biznesmenëve në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e biznesit dhe investimeve...

Deri më tani Velesi dhe Strumica kanë marrë certifikatë biznesi për mjedis hapësinor më të volitshëm, ndërsa Shtipi është në fazën përfundimtare. Procesi i certifikimit, i cili përfshin plotësimin e 12 kritereve, tanimë e kanë filluar edhe Prilepi, Gazibaba, Bogdanci dhe Qyteti i Shkupit.
“Prej të hënën presim që të dalë edhe shpallja e re, ku shpresojmë se edhe komuna të tjera do të paraqiten për certifikim. Ky është një proces afatgjatë, i cili do të arrijë t’i bashkojë bizneset dhe mundësojë hapjen e investimeve të reja dhe punësime”- deklaroi drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq.
Sipas kryetares së Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniella Arsovska, për biznesin është me rëndësi të rrisë numrin e investimeve jo vetëm në rajonin e Shkupit, por edhe në rajonet tjera.
“Komunat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit, që është shumë me rëndësi për këtë kohë në përkushtimin e rritjes së investimeve dhe përmirësimin e kushteve për të menaxhuar me biznes”- tha kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniella Arsovska.
Zëvendësministri i Pushtetit Vendor, Lubço Prenxhov, tha se janë ndërmarrë masa për përparimin e zhvillimit lokal ekonomik dhe janë duke u bërë analiza në tërë rajonin për t’u parë se cilat janë potencialet e tyre. Ndërsa drejtori i Agjencisë së Punësimeve, Vllatko Popovski, vlerëson se për investime të mira me rëndësi është përgatitja e kapitalit njerëzor. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
