Botë

Tragjike në Gjermani, banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një fëmijë

02.12.2025 10:58

Një fëmijë humbi jetën nga plagët e marra pas një zjarri shpërtheu në një shtëpi në Berlin të hënën në mbrëmje...

Një fëmijë humbi jetën nga plagët e marra pas një zjarri shpërtheu në një shtëpi në Berlin të hënën në mbrëmje, megjithëse zjarrfikësit arritën ta nxirrnin të gjallë nga ndërtesa që po digjej, thanë shërbimet e emergjencës.
 
Fëmija mori ndihmën e parë nga një ekip ambulance, por ndërroi jetë nga plagët e marra në vendngjarje, thanë ata.
 
Autoritetet nuk kanë publikuar moshën ose gjininë e fëmijës deri tani.
 
Ndërkohë një person tjetër u plagos lehtë, shtuan autoritetet.
 
Zjarrfikësit thanë se shtëpia ku jetonte një familje ishte përfshirë nga flakët kur mbërritën. Kërkimi për fëmijën ishte i vështirë sepse shkallët brenda banesës ishin shkatërruar tashmë, duke i detyruar zjarrfikësit të përdorin shkallë portative për ta nxjerrë atë jashtë.
 
70 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje dhe zjarri u shua disa orë më vonë.
 
Një hetim është duke u zhvilluar për shkaqet e zjarrit.