Maqedoni
Kompletimi i Qeverisë, Kuvendi pranoi propozimin e Mickoskit
02.12.2025 11:41
Kryeministri Hristijan Mickoski i dërgoi në Kuvend propozimet për ministrat e rinj nga partneri i koalicionit VLEN...

Kryeministri Hristijan Mickoski i dërgoi në Kuvend propozimet për ministrat e rinj nga partneri i koalicionit VLEN. Muhamed Hoxha është propozuar si ministër i ri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Bekim Sali është propozuar si ministër i ri i Çështjeve Evropiane dhe zëvendëskryeministër.
Nuk do të ketë ndryshime në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht Azir Aliu do të mbetet ministër, potencoi Mickoski. Mickoski vlerësoi se ministri Azir Aliu është duke e kryer punën si duhet, ndërkohë sqaroi që në pranverë do të ketë edhe ndryshime tjera në Qeveri.
Ndërkohë, Kuvendi ka njoftuar se propozimi për shkarkimin e ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, do të vihet në seancën plenare të ardhshme, ndërsa, nga ana tjetër, nuk ka një afat të përcaktuar në Rregulloren e Punës për zgjedhjen e ministrave të rinj dhe kjo procedurë do të vendoset shtesë.
