Maqedoni
Kryqi i Kuq i dhuroi plaketë jubilare Universitetit “Nënë Tereza”
02.12.2025 13:53
Kryqi i Kuq i RMV-së i ndau plaketë jubilare Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup...

Kryqi i Kuq i RMV-së i ndau plaketë jubilare Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, për kontributin e dhënë në Kryqin e Kuq, sidomos studentëve që një numër i tyre janë të kyçur në çështjet humanitare dhe vullnetare në Kryqin e Kuq. Nga kjo organizatë shpresojnë për një bashkëpunim dhe kontribut edhe në të ardhmen e udhëheqësve dhe studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”.
“Sot jemi këtu, bashkë me sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq, kemi dy evenimente. Evenimenti i parë është që Universitetit “Nënë Tereza” i jepet plaketë jubilare nga ana e Kryqit të Kuq dhe është një çmim mjaft prestigjioz. Me këtë universiteti ynë ndjehet mjaft i nderuar dhe pas asaj është një panel diskutimi, i cili do të diskutohet për çështje të ndryshme dhe për mundësitë e bashkëpunimit me Kryqin e Kuq për çështje të ndryshme.”, - deklaroi rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetaji.
“Organizata e Kryqit të Kuq ka ambicie që t’i përshtatet ambientit momental, udhëheqësve momentalë dhe ambiciet tona janë që shkenca sa është e mundur të futet në atë që nënkupton në aktivitetet tona, verifikimin e tyre, praktikat tona të marrin një verifikim shkencor dhe në atë mënyrë t’i përcjellim si mësime të cilat në të ardhmen do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatës sonë dhe zgjerimin e organizatës sonë si organizatë.”, - theksoi sekretari gjeneral në Kryqin e Kuq të RMV-së, Sait Saiti.
Me këtë rast u zhvillua edhe panel diskutimi për promovimin e platformës së re për bashkëpunim ndërmjet Kryqit të Kuq dhe komunitetit universitar, me temë: “Përvojat dhe praktikat e mira si bazë për zhvillimin e strategjive të reja humanitare”.
VLORA LATIFI TOPOJANI
