Botë
Bruksel, Mogherini u arrestua për mashtrim financiar
02.12.2025 15:55
Mogherini është një nga tre personat e arrestuar nga policia belge...

Ish-shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini, është një nga tre personat e arrestuar nga policia belge në një hetim të gjerë për mashtrim që përfshin financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj.
Policia bastisi shërbimin diplomatik të BE-së, Kolegjin e Evropës dhe shtëpi private si pjesë e një hetimi për keqpërdorim të dyshuar të fondeve të BE-së. Mogherini, e cila aktualisht shërben si rektore e Kolegjit të Evropës, u arrestua në Bruksel, mes dyshimeve për parregullsi financiare dhe abuzime në institucionet me të cilat ajo punonte. U arrestua gjithashtu një punonjëse tjetër e Kolegjit të Evropës e përfshirë në arsimin ekzekutiv, si dhe një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, Stefano Sanino.
