Zyrtare: Milan-Ancelotti, ja kur vendoset për rikthimin

28.05.2015 16:19

Sapo ka përfunduar takimi mes Adriano Gallianit, drejtorit gjeneral të Milanit, dhe Carlo Ancelotti...

Strategu italian, Carlo Ancelotti dhe drejtori gjeneral i Milanit, Adriano Galliani sapo kanë përfunduar takimin.

Sipas Milan Channel, ish trajneri i Real Madridit do të vendos për rikthimin në Milan me 3 qershor.

"Të mërkurën do të japë një përgjigje për ofertën e Milanit”, ka deklaruar Ancelotti pas takimit me Gallianin.

Ancelotti është i papunë që nga e hëna pasi u shkarkua nga detyra e trajnerit te Real Madridit pas rezultateve jo të mira këtë sezon.