Gashi javën e ardhshme do të caktojë datën e seancës për emërimin e ministrave të rinj

02.12.2025 17:40

Javën e ardhshme kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi...

Javën e ardhshme kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do ta caktojë seancën për emërimin e ministrave të rinj, pasi propozimet nga Qeveria arritën dje pasdite në Kuvend.

Bekim Sali, i cili do të jetë Zv.Kryeministri i parë, është propozuar edhe për ministër për çështje evropiane, ndërsa Muhamet Hoxha është propozuar për postin e Ministrit të Mjedisit Jetësor.

Në të njëjtën seancë më herët do të ndodhë edhe shkarkimi i Ministrit për Çështje  Evropiane, Orhan Murtezani.

Jozyrtarisht thuhet se ai më pas do të shkojë në një post ambasadori në Bruksel, por kryeministri Hristijan Mickoski pohon se për këtë ende nuk është biseduar, ashtu që mbetet të shihet nëse edhe zyrtarisht do të ndodh një lëvizje e tillë.