Gjykata Kushtetuese në pritje të vendimit për rritjen lineare të pensioneve

02.12.2025 20:09

Gjyqtarët kushtetues kanë tre mundësi...

Gjyqtarët kushtetues kanë tre mundësi kur vendosin për kushtetutshmërinë e rritjes lineare të pensioneve. Këtë e deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, pasi pensionistë nga disa qytete dolën në protestë para Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se njëra mundësi është t’i shpallin masat antikushtetuese, me ç’rast 75% e pensionistëve do të merrnin pensione më të ulëta; e dyta është shfuqizimi i masës së qeverisë, gjë që sipas Mickoskit është “e padrejtë dhe qesharake”; dhe e treta është të deklarojnë se masa është kushtetuese.

Mickoski tha se nuk do të komentojë më tej dhe se do t’ia lërë Gjykatës Kushtetuese vendimin, në mënyrë që – siç u shpreh – të mos kuptohet se po ushtron presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët.

“Kësaj here vendosën t’i godasin pensionistët, dhe tani i dëgjoj si arsyetohen: thonë se ajo që e kanë marrë pensionistët nuk do të ua kërkojnë ta kthejnë, por pastaj do të shohim si do të jetë më tej, apo jo?

Së pari thoshin se nuk ka asgjë të tillë; kur unë e njoftova këtë në pyetjet parlamentare, ata dolën dhe thanë se nuk ekziston një gjë e tillë, e pastaj u tërhoqën dhe thanë: ‘Mirë, do t’i shqyrtojmë të gjitha këto që nga 1 janari.’” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.