Maqedoni

Parashikimi i motit

03.12.2025 08:47

Kryesisht vranët me reshje lokale të herëpashershme shiu...

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale të herëpashershme shiu. Reshje më të dendura priten në pjesët perëndimore dhe jugore. Në malet më të larta reshjet do të kalojnë në dëborë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura minimale do të zbresë deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 12°C.
 
Në Shkup, kryesisht vranët me reshje të herëpashershme shiu dhe erë të lehtë nga jugu.