Maqedoni
Rritje e nivelit të ndotjes së ajrit në Shkup
03.12.2025 08:55
Në Shkup sërish është regjistruar ndotje enorme e ajrit....

Në Shkup sërish është regjistruar ndotje enorme e ajrit. Të dhënat nga platforma që e mat indeksin e cilësisë së ajrit treguan rritje të madhe të ndotjes në kryeqytet. Shumica e stacioneve matëse regjistruan rritje të indeksit të cilësisë së ajrit nga 150 deri në 180, që është shumë mbi nivelin e lejuar të grimcave PM10 dhe PM2.5.
Më kritikja situata është në Qendër, Karposh dhe në Aerodrom, ku grimcat PM ishin disa herë mbi kufirin e lejuar.
