Maqedoni

Gjykata Kushtetuese, gjykatësja Anastasovska dha dorëheqje

03.12.2025 09:20

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Jadranka Daboviq-Anastasovska, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i gjyqtares....

Gjykatësja Jadranka Daboviq Anastasovska dha dorëheqje nga funksioni gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, është parashtruar për shkaqe shëndetësore dhe personale.

Daboviq Anastasovska, gjykatëse kushtetuese u zgjodh më 12 dhjetor të vitit 2023 dhe në këtë vend vjen si profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, i cili ishte lënë në qetësi për shkak të zgjedhjes në funksionin gjykatëse. Gjykatën Kushtetuese e përbëjnë nëntë gjykatës. Kryetarin e zgjedh Gjykata nga radhët e gjykatësve në kohë prej tre vjetëve, pa të drejtë të rizgjedhjes, përderisa gjykatësit i zgjedh Kuvendi në kohë prej nëntë vjetëve pa të drejtë të rizgjedhjes. Me këtë, Gjykata Kushtetuese mbetet me shtatë gjykatës, pasi ishte shkarkuar gjykatësja kushtetuese Elizabeta Dukovska, ndërsa në vendin e saj ende nuk është zgjedhur gjykatës i ri kushtetues.