Mavraj trondit kombëtaren

28.05.2015 16:25

Mërgim Mavraj ka tronditur Kombëtaren shqiptare...

Mbrojtësi kosovar ka pësuar një dëmtim të rëndë, i cili rrezikon ta mbajë për plot 5 muaj larg fushës së blertë.

Është ky një lajm shokues jo vetëm për mbrojtësin, por edhe për trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biassi, i cili me shumë mundësi nuk do ta ketë qendërmbrojtësin në ndeshjet vendimtare të këtij edicioni.

Përveç takimit të 13 qershorit me Francën, i cili nuk do të ketë vlerë për sa i përket llogarive të pikëve në Grupin I, Shqipëria do të luajë në 4 shtator një ndeshje vendimtare me Danimarkën,derisa pas vetëm 3 ditësh pret në Tiranë Portugalinë.

Kurse, me 8 tetor është një datë për t’u shënuar me të kuqe pasi do të jetë dita e përballjes në shtëpi me Serbinë, dhe gjithçka mbyllet me udhëtimin në Armeni për ndeshjen e 11 Tetorit.

Përtej llogarive të ftohta për Kombëtaren që rrezikon të humbasë kështu një ndër pikat kryesore të referimit në mbrojtje, lajmi i dëmtimit për Mavrajn është vërtet trishtues.