Maqedoni

Dita Botërore e Personave me nevoja të veçanta, Davkova: Gjuha e shenjave, me rëndësi të madhe

03.12.2025 15:00

Në eventin "Ability Awards" Davkova tha se mbështetja dhe kapërcimi i sfidave është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët...

Me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në eventin "Ability Awards",  tha se mbështetja dhe kapërcimi i sfidave është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe dinjitoze në vend, duke kujtuar se ndryshimet nuk varen vetëm nga përpjekjet individuale, por nga përkushtimi i vazhdueshëm dhe puna e koordinuar e sektorëve kompetentë. Po ashtu theksoi se është e nevojshme që në çdo shkollë të mesme të mësohet gjuha e shenjave, që edhe personat me nevoja të posaçme  të mund të kuptohen dhe të mësojnë më shumë në shkollë.
 
“Gjuha e shenjave mund të mësohet, pse jo në çdo shkollë të mesme? Ndoshta në të ardhmen mund të mendojmë për reformë. Ndoshta do të ishte më e lirë dhe shumë më logjike, por do të ishte gjithashtu më humane të kishim një ekspert të gjuhës së shenjave në mënyrë që nxënësit, sigurisht, të mund të mësojnë edhe atë që dikush po u mëson në këtë mënyrë në klasë. Mendoj se kjo do të rrisë interesin e të gjithëve për gjuhën e shenjave dhe më pas barrierat do të shemben.”, - deklaroi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.
 
“Ability Awards” është e vetmja iniciativë rajonale që feston suksesin, dinjitetin dhe talentin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe kontributin e kompanive gjithëpërfshirëse në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe të qëndrueshme. Këtë vit, ky aktivitet është rritur në një lëvizje që krijon ndryshime sistemike dhe bashkon komunitetin, e ndjekur nga 8 punëtori tematike dhe 6 video për të rritur ndërgjegjësimin publik.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI