Transformimi digjital i vendit, Andonovski: Me rëndësi është trajnimi i ekipit

03.12.2025 15:22

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski...

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot mori pjesë në konferencën e 20-të vjetore që shënon 25 vjet të MASIT.

Në fjalimin e tij në njërën nga diskutimet, Andonovski theksoi se digjitalizimi nuk është vetëm një proces teknologjik, por një ndryshim sistemik që përmirëson mënyrën se si institucionet punojnë dhe komunikojnë me qytetarët dhe bizneset.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e sektorit privat dhe sqaroi se bashkëpunimi midis Qeverisë dhe kompanive ndërton transformimin digjital të vendit.

"Dërgova mesazhin se duhet të bashkëpunojmë së bashku, Qeveria ka vendosur tashmë në të kaluarën të mbështetet në sektorin privat në digjitalizimin dhe transformimin digjital të shoqërisë, dhe tani duhet të ndërtojmë projekte së bashku që do të nënkuptojnë zbatim në vend, por edhe eksport të këtyre produkteve në Evropë. Mendoj se kemi personel të shkëlqyer që diplomohen nga universitetet, tani është shansi t'i përdorim ata në sektorin privat dhe të ndihmojmë edhe shtetin.", - deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Sipas kryetarit të MASIT, Jordan Dimitrovski, industria e IKT-së merr pjesë me 4.5 për qind të BPV-së nacionale të Maqedonisë, që është 1.65 miliardë euro të ardhura vjetore. Sektori numëron mbi 3.000 kompani me mbi 25.000 të punësuar, bruto paga mesatare e të cilëve tejkalon 2.500 euro. (Fitim Kryeziu, TVM2)