Bruksel, Samiti i ministrave të Jashtëm të NATO-s, sfidat e sigurisë dhe Ukraina, tema kyçe

03.12.2025 15:35

Implementimi i vendimeve të Samitit të Hagës...

Implementimi i vendimeve të Samitit të Hagës, sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet aleanca, masat për përforcimin e mbrojtjes, mbështetja për Ukrainën, ndër temat e veçuara në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, tha se po vlerësohet përparimi i  bërë në forcimin e mbrojtjes kolektive që nga takimi i udhëheqësve të NATO-s në Samitin historik në Hagë. Rusisë dhe aleatëve të saj t’i përgjigjemi me unitet, tha Rute.

Në takim, po ashtu janë në fokus, edhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm në Ankara, në korrik të vitit 2026 dhe rreziqet reale të sigurisë dhe paqes.

“Rusia ka shkelur hapësirën tonë ajrore me avionë dhe dronë, ka kryer sabotime dhe ka dërguar anije spiunuese në ujërat tona. Këto veprime janë të pakujdesshme dhe të rrezikshme dhe nuk është vetëm Rusia. Ajo po punon ngushtë me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin për të përpjekur shqetësimin në shoqëritë tona dhe të prishin rregullat globale. Ata po përgatiten për konfrontim afatgjatë dhe ne po përgjigjemi me forcë, unitet dhe vendosmëri.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.

Ministri i Jashtëm, Mucunski, ka shprehur gatishmërinë e vendit për të qëndruar krah Ukrainës dhe paqes.

“Do të diskutojmë për gatishmërinë e NATO-s pas samitit, për planet tona dhe planet tona për të ardhmen. Fokus i fuqishëm do të përqendrohet në mbështetjen tonë parimore për Ukrainën. Po ashtu shohim edhe momentumin dhe mundësinë për paqe në Ukrainë. Administrata e sekretarit Rubio, presidenti Tramp dhe ekipi i tij, dëshmuan përkushtim të fuqishëm për arritjen e paqes. Sërish them se ekziston mundësi e qartë për gjetjen e zgjidhjes paqësore. Gjithsesi do ta vazhdojmë  përkrahjen tonë për këtë momentum.”, - theksoi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.

Në kuadër të Samitit, Mucunski, edhe në takime bilaterale me figura ndërkombëtare. Me zëvendëssekretarin shtetëror amerikan, Landau, kryeshefi i diplomacisë ka diskutuar rolin e ShBA-së në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)