Konferencë rajonale për mbrojtje nga zjarret, të shtohen masat dhe të rritet bashkëpunimi
Jemi këtu sot, që të marrim masa dhe t’i ndërpresim zjarret...

Jemi këtu sot, që të marrim masa dhe t’i ndërpresim zjarret që mund të paraqiten nesër para se ato të ndodhin, u tha mes tjerash në Konferencën e Parë Rajonale e Mbrojtjes nga zjarri, ku morën pjesë Shoqata e Inxhinierëve të Mbrojtjes nga zjarri me pjesëmarrjen e ekspertëve, profesorëve, kompanive, institucioneve dhe vizitorëve nga 23 vende.
Sipas të pranishmëve, teknologjia ndërtimore po avancon, ndërsa përgjegjësia jonë është që të zhvillohemi bashkërisht me avancimet teknologjike në ndërtimtari.
“Zhvillimi i shpejtë teknologjik, material, bashkëkohor, ndërtimor, sistemet energjetike dhe planifikimi modern, sjellin sfida të reja me të cilat ne duhet të përballemi. Nga ne, si institucione me vendim kryesor në kujdesin dhe shpëtimin, pritet adoptim me kohë të kornizës ligjore dhe kontroll më i ashpër në implementimin e saj.”, - deklaroi zëvendësdrejtori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kashmir Saliu.
Po ashtu në këtë konferencë u tha se siguria më e lartë në ndërtim duhet të shtyhet, të bëhen kontrollime të vazhdueshme në realizimin e masave të parapara, të shtohen masat kundër zjarreve, të rritet bashkëpunimi mes sferës së inxhinierëve me institucionet shtetërore.
“Gjatë konstruimit të ndërtimit, përvoja jonë kolektive do të ndihmojë t’u bëjmë ballë këtyre sfidave, siç është ndotja dhe intervenimi i hershëm. Ne duhet të jemi më të guximshëm gjatë hulumtimit, të ndërtojmë ura mes shumë sferave dhe shkëmbimin e ideve mes gjeneratave të ndryshme, por edhe bashkëpunim jashtë kufitar.”, - theksoi inxhinierja, Tatjana Vasiljeviq Vladev.
Siguria dhe ndërtimet cilësore nuk janë shpenzim i kotë, ajo është investim që shpëtoi jetë njerëzish. Kjo ishte porosia që u dha në Konferencën e parë për mbrojtje nga zjarret, dhe e cila do të zgjasë dy ditë. Aty priten që të shkëmbehen përvoja se si të ndërtohen objekte të sigurta, me qëllim që të mbrohemi nga katastrofat eventuale. (Fitim Kryeziu, TVM2)
