Dita botërore e personave me nevoja të posaçme, Davkova: Gjithçka për të siguruar barazi mundësish
Me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara...

Me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në eventin “Ability Awards”, theksoi se mbështetja, gjithëpërfshirja dhe kapërcimi i sfidave për këtë kategori qytetarësh janë detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe dinjitoze.
“Pse atëherë të mos i hapim dyert e të gjitha institucioneve, pikërisht për këtë kategori njerëzish, sepse kjo nuk është vetëm për hirw të zhvillimit personal, por edhe për hirw të zhvillimit të kësaj shoqërie. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Së dyti – numri i shkollave të këtij lloji duhet të rritet, sepse këtu shohim se ndër të tjera, ka edhe një shtëpi ku vijnë njerëz nga brendësia e vendit. Nëse ka më shumë, në më shumë qytete, atëherë është më e lehtë për familjet dhe për vetë nxënësit, sepse shtëpia është shtëpi. Në këtë mënyrë do të ketë më shumë punësim, në këtë mënyrë do të ketë më shumë kujdes sepse nëse kemi qendra rajonale të këtij lloji në disa komuna, kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara, me nevoja të veçanta, dhe gjithashtu do të mundësojë kujdes më të mirë për ta nga mësuesit sepse e meritojnë.” – deklaroi presidentja Gordana Siljanovska - Davkova.
