Botë

Vijojnë sulmet izraelite në Gazë

04.12.2025 11:42

Pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, u vranë të mërkurën në mbrëmje në Rripin jugor të Gazës...

Pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, u vranë të mërkurën në mbrëmje në Rripin jugor të Gazës gjatë bombardimeve të ushtrisë izraelite, tha një spital në enklavën palestineze.
 
Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se kishte “goditur një terrorist të Hamasit” në “hakmarrje” për armiqësitë që lanë pesë anëtarë të saj të plagosur. Ambulancat sollën pesë trupa, përfshirë dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç, si dhe “persona të plagosur” pas “bombardimeve izraelite”, tha në një deklaratë një spital kuvajtian në sektorin Al-Mavasi të Kan Junisit.
 
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu akuzoi Hamasin se vazhdon të shkelë armëpushimin dhe të kryejë “akte terroriste” kundër forcave të armatosura izraelite, sipas një deklarate të lëshuar nga shërbimet e tij. “Politika jonë është e qartë: Izraeli nuk do të tolerojë asnjë sulm ndaj ushtarëve dhe do të hakmerret për veprime të tilla.”, shtoi ai.
 
Ushtria izraelite njoftoi të dielën se kishte vrarë më shumë se 40 militantë palestinezë javën e kaluar gjatë operacioneve që synonin tunelet nëntokësore pranë Rafah.