Dita Ndërkombëtare kundër korrupsionit, Çuçul: Jam i vendosur në këtë betejë
Kryetari i ri i Antikorrupsionit, Adem Çuçul...

Kryetari i ri i Antikorrupsionit, Adem Çuçul, është i vendosur që misionin e tij ta kryejë me përgjegjësi dhe dinjitet. Bashkë me ekipin e tij do ta luftojë korrupsionin, duke kërkuar llogaridhënie dhe transparencë, siguroi ai në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit.
“Lufta kundër korrupsionit nuk është garë mes institucioneve. Ky është front i përbashkët për të krijuar shoqëri më të mirë për të gjithë. Në emrin tim personal dhe në emër të Komisionit për Antikorrupsion dua të them se komisioni do të vazhdojë të punojë në mënyrë transparente, por edhe do të kërkoj transparencë. Do ta promovojmë integritetin kur të jemi shembull për integritet.”, - deklaroi kryetari i Antikorrupsionit, Adem Çuçul.
Gashi: Ta shkrijmë “ortekun e korrupsionit”
Luftimi i korrupsionit kërkon shtëpi legjislative aktive dhe si angazhim i tangon tërë shoqërisë, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
“Korrupsioni është sikur ortek bore. Kur të fillojë të rrotullohet, mund vetëm të rritet. Po, aty ku shoqëria ngrihet në këmbë, aty ku institucionet marrin përgjegjësi dhe atëherë kur qytetari refuzon ta pranojë padrejtësinë si fat, këtu fillon të shkrihet orteku. Për këtë arsye, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit ju përkujtoj se ky mision na takon të gjithëve.”, - theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Zomer: Adresoni korrupsionin institucionalisht
Korrupsionin duhet ta ndjekin mekanizmat zbuluese dhe më tutje rastet të adresohen, theksoi ambasadori i Zvicrës.
“Ky bashkëpunim i gjatë dua të na dërgojë aty ku shoqëritë të mund të jenë në gjendje t’i identifikojnë dhe adresojnë cenimet sistematike, si dhe të vihen në funksion mekanizmat për parandalimin e korrupsionit në fushën e veprimit komunal siç janë, planifikimi urbanistik, furnizimet publike, e të tjera.”, - u shpreh ambasadori i Zvicrës në Shkup, Kristofer Zumer.
Qëllimi është që të konfirmohet lufta e vazhdueshme dhe e vendosur kundër korrupsionit dhe të nxirren në pah aktivitetet dhe vështirësitë thelbësore në këtë fushë, u tha me këtë rast. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
