Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Strumicës
SPB-Strumicë në Prokurorinë Themelore Publike...

SPB-Strumicë në Prokurorinë Themelore Publike ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat”.
Janë ngritur akuza edhe kundër katër personave të tjerë për “kryerje të pakujdesshme të detyrave”, si dhe kundër personit me iniciale G.P. nga Shkupi, i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e këtyre veprave.
Sipas akuzës, Kostadinov, si kryetar komune, ka shkelur rregullat në prokurimin publik të autobusëve elektrikë për NTP “Strumica-Transport”, duke punësuar një person pa kualifikimet e nevojshme profesionale dhe licencën A për mbikëqyrje teknike.
Dokumentacioni i tenderit përfshinte specifikime që ishin pothuajse identike me autobusët që u blenë.
“Me këto procedura, NTP “Strumica-Transport” bleu 10 autobusë elektrikë me vlerë 429.933.595 denarë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke vënë në pikëpyetje cilësinë, sigurinë dhe besueshmërinë teknike të automjeteve.”, thonë nga SPB-Strumicë.
