Maqedoni

Parashikimi i motit

05.12.2025 08:52

Moti gjatë ditës së sotshme do të jetë i vranët me reshje shiu

Kudo do të jetë vranët me reshje shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët jugore (lokalisht mbi 40 l/m² në 24 orë). Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë nga 6 deri në 10°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 12°C.
 
Në Shkup, vranët me reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.