Bullgari, hapen arkivat ushtarake të epokës komuniste
28.05.2015 17:41
Bullgaria ka vendosur të hapë arkivat e epokës komuniste, njofton ministri bullgar i Mbrojtjes, Nikolaj Nentchev...

Ai ka bërë të ditur se arkivat ushtarake të epokës komuniste të inteligjencës do të jenë të hapura për studiuesit dhe gazetarët. Nentchev ka deklaruar se do të jenë në dispozicion mijëra dokumente arkivore.
"Bullgaria ka nevojë për të hedhur dritë mbi strukturat represive të komunizmit"- ka thënë ministri bullgar, duke shtuar se vendi ka nevojë për të qenë i lirë nga periudha komuniste.
Nentchev tha gjithashtu se identiteti i shtetasve të huaj të cilët kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret të Bullgarisë nuk do të zbulohet.
