Maqedoni

Filipçe: Dyshojmë se po keqpërdoren fondet evropiane

05.12.2025 11:17

Filipçe iu drejtua publikisht Kryeprokurores Evropiane Laura Koveshi

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, iu drejtua publikisht kryeprokurores evropiane, Laura Koveshi, duke e ftuar atë të vizitojë Maqedoninë dhe të njihet më nga afër me ato që ai i quajti dyshime për keqpërdorim të fondeve evropiane nga VMRO-DPMNE, në kuadër të programit IPARD, për të cilin është në lojë një shumë prej 130 milionë eurosh.

“LSDM i bën thirrje Laura Koveshit, që personalisht të verifikojë abuzimet e VMRO-DPMNE-së me fondet evropiane. Këtu janë në lojë 130 milionë euro. Në vend të përgjegjësisë pas arrestimit të drejtorit të Mbështetjes Financiare, ne shohim vetëm shpifje dhe hedhje të fajit te opozita. Presim që me angazhimin e Koveshit ky skandal të sqarohet më në fund. Maqedonia nuk është një vilajet i errët i VMRO-DPMNE-së, ku mund të luajë me të ardhmen evropiane dhe paratë e qytetarëve. LSDM tashmë ka formuar një ekip antikorrupsion, të përbërë kryesisht nga aktivistë dhe studiues të rinj. Ky ekip do të përpunojë skandalet që shohim çdo ditë. Do të analizojë dokumente, do të paraqesim raporte në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.