Botë

Stuhia Bajron godet Greqinë, mbyllen shkollat në disa vende

05.12.2025 11:56

Shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës...

Shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, sot janë mbyllur me vendim të prefektit, për shkak të stuhisë Bajron, që ka përfshirë Greqinë dhe ka shkaktuar probleme serioze në metropolin grek, me reshje të dendura shiu, rrugë të përmbytura dhe dëme materiale.
 
Shërbimi grek i zjarrfikësve ka marrë 290 thirrje për ndihmë deri në orën 06:00 të mëngjesit në rajonin e Atikës, duke ndërhyrë në 90 operacione për pompim uji, 27 prerje pemësh dhe 12 raste të shpërnguljes së qytetarëve në vende të sigurta. Sipas rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike të Observatorit Kombëtar në Athinë dhe portalit Meteo, që nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, sasitë më të larta të shiut janë regjistruar në Atikën perëndimore dhe veriore. Më konkretisht, në Vlihadi të Atikës, Avlona. Parashikohet që fenomenet ekstreme të motit të shkaktuara nga stuhia Bajron të vazhdojnë në Greqi deri nesër në mëngjes.