Përurohet ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimi
28.05.2015 17:57
Komuna e Gostivarit ka promovuar sot investimet e realizuara në Banjicë të Poshtme, që përfshin ndërtimin e trotuareve me sipërfaqe prej 300 metra katror, si dhe vendosjen e shtyllave të ndriçimit nga “Lagja e Fazenarisë” deri në vendin e quajtur Kodra e Banjicës...

Me qëllim të promovimit të këtyre investimeve infrastrukturore, këtë lokalitet e vizitoi kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili, i shoqëruar edhe nga banorët e Banjicës, në mënyrë solemne lëshoi në përdorim punët e bëra në këtë vendbanim.
Të theksojmë se javën e kaluar po në Banjicë filluan punët për ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza, financuar me mjete të Ndërmarrjes Publike “Komunalec” nga Gostivari. (Lulzim Haziri, TVM2)

