Ekonomi
Energjia elektrike, KRrE: Ulen tarifat e rrjetit, punohet në çmimin e rrymës
05.12.2025 14:47
Këto çmime, sipas kryetarit të KRrE-së, do të ndikojnë në çmimin përfundimtar të rrymës elektrike të amvisërisë....

Ulja e çmimit për distribuimin e energjisë elektrike, çmimit të shpërndarjes dhe operatorit të tregut janë tri vendimet e miratuara në seancën e Komisionit për Energjetikë. Këto çmime, sipas kryetarit të KRrE-së, do të ndikojnë në çmimin përfundimtar të rrymës elektrike të amvisërisë.
“Çmimi për shpërndarje ulet për 2.67%, çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike ulet për 3.4% dhe çmimi për distribuimin e energjisë elektrike ulet për 3.64%. Këto janë vendime që sigurojnë punë normale edhe në MEPSO, edhe në MEMO, edhe në elektrodistribucion, dhe gjithsesi do të ndikojnë pozitivisht tutje në përcaktimin e çmimit të fundit të amvisërisë.”, - deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
Ndërkohë çmimi për amvisëri i energjisë elektrike do të mësohet pas dhjetë ditëve, shton Bislimovski.
“Vendimet që i sjellë Komisioni Rregullator për Energjetikë diku 37% ndikojnë në çmimin e fundit. Duke marrë parasysh faktin e këtyre uljeve, diku në çmimin e fundit do të ketë ndikim në ulje prej 1 deri 1.2%. Presim diku për dhjetë ditë të dihet çmimi i fundit për amvisëri, për konsumatorët e vegjël.”, - theksoi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
Paraprakisht, EVN Home duhet t’i paraqesë llogaritë dhe më pas t’i parashtrojë për miratim në Komisionin Rregullator për Energjetikë, në raport me të nëse është ndryshuar sistemi tarifor për distribuim ose nuk është ndryshuar, sqaroi Bislimovski.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
