Afrim Gashi priti në Kuvend Imamin e Qabës, Shejh Dr. Mahir Muajkali

05.12.2025 17:45

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mirëpriti në Kuvend imamin e Qabesë, Sheikun Dr. Mahir Muajkali, i cili ndodhet për herë të parë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, në takim mori pjesë edhe Reis ul Ulema Shaqir ef. Fetahu, kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), si dhe Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan Ismaili.

"Në atmosferë të përzemërt dhe konstruktive, bashkëbiseduesit trajtuan rëndësinë e vizitës së tij, si dhe rëndësinë e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Njëkohësisht, u shpreh mirënjohja e sinqertë autoriteteve shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre deri më tani".

"Në bisedë u theksua edhe rëndësia e forcimit të lidhjeve dhe vlerave që i ndajnë të dy vendet dhe popujt, si dhe gatishmëria e ndërsjellë për të avancuar marrëdhëniet institucionale dhe për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë", thuhet në njoftim.