EShS, Maqedonia e treta në rritjen e PBV-së në Evropë

05.12.2025 18:40

Maqedonia është në vendin e tretë për nga rritja ekonomike në Evropë...

Maqedonia është në vendin e tretë për nga rritja ekonomike në Evropë, menjëherë pas Irlandës dhe Danimarkës, thotë ministrja e Financave, Dimitrieska Koçoska, pasi Enti Shtetëror i Statistikave mati rritjen e produktit të brendshëm bruto në tremujorin e tretë prej 3.8%.

"Krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-në, sipas të dhënave për tremujorin e tretë të vitit 2025, Maqedonia është në vendin e tretë për nga rritja e PBV-së, me rritje më të lartë të regjistruar në Irlandë dhe Danimarkë. Nëse krahasojmë me vendet e rajonit, për tremujorin e tretë të vitit 2025, rritja në Serbi është 2.0%, në Mal të Zi 3.1%, në Kroaci 2.3%, në Bullgari 3.1%, në Rumani 1.2%. Në total, rritja në tre tremujorët e parë të këtij viti është 3.4%.”, - deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Shkalla kryesore e rritjes janë investimet bruto, të cilat u rritën me 30.6%, si rezultat i rritjes së fortë të investimeve në asete fikse, ndërtim, informacion dhe komunikim.

"Një kontribut i rëndësishëm në rritjen e investimeve ishte edhe angazhimi i fortë i Qeverisë ndaj investimeve kapitale dhe optimizimi i kostove, dinamikës dhe kushteve të tyre për ndërtim. Optimizimi i investimeve kapitale nënkuptonte edhe zbatimin e intensifikuar të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti, siç janë korridoret 8 dhe 10.", - theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Përveç kësaj, një nxitës i rëndësishëm i investimeve bruto është mbështetja e bashkive për zbatimin e investimeve kapitale. Ndërtimi arriti rritje prej 21%, shërbimet me 2.9%, aktivitetet profesionale dhe shkencore me 6.1%, si dhe tregtia dhe transporti me 2.6%. (Adnan Hajdari, TVM2)