Fetai takon Zv/ndihmës Sekretarin Lauton, SHBA mbështet proceset reformuese në RMV

05.12.2025 19:06

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai...

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në vazhdën e vizitës së tij në SHBA ka zhvilluar një takim pune me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit, Daniel Lauton.

Gjatë takimit është diskutua për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushat e sundimit të ligjit, reformave institucionale, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të praktikave të qeverisjes së mirë.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Lauton ka riafirmuar mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për proceset reformuese në vend, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të politikave të qëndrueshme që nxisin integrimin euroatlantik, stabilitetin institucional dhe zhvillimin demokratik.